Chelsea po përgatit një transferim të madh gjatë kësaj vere për mesfushorin e talentuar të Barcelonës, Fermin Lopez.
Sipas gazetarit Miguel Rico, klubi londinez është gati t’i ofrojë 22-vjeçarit një pagë neto prej 15 milionë eurosh në vit, që është më trefishi i asaj që fiton aktualisht te Barcelona.
Ofertës së majme i shtohet edhe interesimi serioz i trajnerit Enzo Maresca, i cili thuhet se ka kontaktuar personalisht lojtarin dy herë për ta bindur të transferohet në Ligën Premier.
Vlera e mundshme e transferimit mendohet të jetë rreth 50 milionë euro, edhe pse Barcelona thuhet se do ta shqyrtonte asnjë ofertë nën 70 milionë euro.
Barcelona është në dijeni të interesimit të Chelseat dhe po përpiqet ta mbajë lojtarin, por heshtja e Fermin Lopezit ndaj klubit e ka shtuar dyshimin se ai po e shqyrton me seriozitet largimin.
Edhe pse Fermin ka deklaruar besnikëri ndaj Barcelonës në të kaluarën, mungesa e minutave në fushë, sidomos mosparaqitja në ndeshjen e fundit kundër Levantes, ka ndikuar në vendosmërinë e tij për të parë alternativa të reja.
Paga trefish më e lartë dhe një rol më i madh në fushë mund ta bëjnë ofertën e Chelseat shumë të vështirë për t’u refuzuar. Ndërkohë, Barcelona vazhdon të monitorojë nga afër situatën dhe shpreson ta mbajë në ekip një nga talentet e saj më premtues.