Premier League thyen rekorde me prezencën e gjashtë skuadrave në garën më të madhe kontinentale. Liverpool, Arsenal, Chelsea dhe Manchester City fituan të drejtën për t’u pjesë e shortit të së enjtes, më 28 gusht, duke u renditur në katër vendet e para sezonin e kaluar.
Skuadra e pestë, në këtë rast Newcastle, fitoi vendin falë performancës së mirë të skuadrave të tjera angleze në garat europiane. Premier League përfitoi nga ky vend ekstra që i jepet dy federatave më të mira bazuar në llogaritjen e përgjithshme të të gjitha turneve.
Finalja e Europa League, e luajtur midis Tottenhamit dhe Manchester United, tashmë garantonte një vend më shumë në Champions për Premier League, pasi asnjë nga këto dy skuadra nuk kishte siguruar pjesëmarrjen përmes renditjes në kampionat. Vendin e mori skuadra e Londrës, Tottenham, duke e lënë jashtë United-in.
pions. Kjo do të thotë që, nëse Tottenhami do të ishte kualifikuar ndër katër të parat, nuk do të siguronte një vend shtesë për Premier League.
LaLiga ka qenë tjetra që përfitoi nga vendi ekstra i dhënë për performancën e skuadrave në sezonin e kaluar. Në këtë rast, ka qenë Villarreali që arriti të hynte në Champions falë performancës së skuadrave spanjolle në garat europiane sezonin e kaluar.
Nga ana tjetër, Franca nuk përfitoi nga fitorja e PSG-së në Champions. Skuadra e Luis Enrique tashmë kishte vendin e siguruar në garën më të madhe kontinentale përmes fitimit të Ligue 1. Fituesi i Conference League, në këtë rast Chelsea, kundër Betisit, nuk nënkupton që federata të marrë një pjesëmarrës më shumë në Champions League.
Të dy finalistët kishin fituar të drejtën për të qenë në Europë këtë sezon, pavarësisht rezultatit në finalen e përmendur. Kampioni i botës siguroi vendin përmes Premier League dhe Betis përmes Europa League.
Si do të jetë shorti i Champions?
Shorti i fazës së grupeve të UEFA Champions League do të hidhet në Monako, më 28 gusht, në orën 18:00, dhe do të ndjekë të njëjtën procedurë si vitin i kaluar.
36 skuadrat pjesëmarrëse do të ndahen në katër “vazo”. Kështu duken grupet e mundshme pas kualifikimeve të Pafos, Kairat dhe Bodo/Glimt. Mbrëmjen e sotme do të përcaktohen katër të fundit nga ndeshjet: Rangers-Brugge, Ferencvaros-Qarabag, Basel-Copenhagen, Fenerbahçe-Benfica:
Vazo 1: Real Madrid, PSG, Manchester City, Bayern, Liverpool, Inter, Chelsea, Dortmund, Barcelona.
Vazo 2: Arsenal, Leverkusen, Atlético Madrid, Atalanta, Villarreal, Juventus, Eintracht (MUNGON 1, Brugge ose Rangers).
Vazo 3: Tottenham, PSV, Ajax, Napoli, Sporting, Olympiacos, Slavia Praha, Marseille, Bodo/Glimt (MUNGON 1).
Vazo 4: Monaco, Galatasaray, Union SG, Pafos, Kairat Almaty, Athletic, Newcastle (MUNGON 1).
Procesi i shortimit do të kryhet përmes një software-i të automatizuar, i cili u përdor edhe vitin e kaluar.
Çdo ekip do të ketë tetë kundërshtarë, të zgjedhur sipas këtyre rregullave: dy skuadra nga secila prej katër vazove; një ndeshje në shtëpi dhe një jashtë me çdo vazo; nuk lejohet përballja mes skuadrave të së njëjtës federatë; si dhe jo më shumë se dy kundërshtarë nga e njëjta federatë. Procedura do të ndiqet për të gjitha skuadrat derisa të kompletohet shorteu.