Duket se te Liverpool kanë ndryshuar mendje në lidhje me të ardhmen e sulmuesit italian Federico Chiesa.
Ai ishte vendimtar me golin e tij në fitoren që “reds” arritën 10 ditë më parë në Premier League, në fitoren 4-2 ndaj Bournemouth.
“Nëse është më i disponueshëm atëherë ai do të ketë më shumë shanse për të luajtur dhe për të ndikuar në rezultatet tona ose në kohën e tij të lojës. Bëhet fjalë për të qëndruar në formë të mirë siç është aktualisht”, tha trajneri Arne Slot.
Më tej, trajneri i Liverpool shtoi: “Shoh një Federico krejtësisht të ndryshëm tani se sa në pjesën më të madhe të sezonit të kaluar. Kjo është krejtësisht normale sepse ai humbi të gjithë parasezonin dhe pastaj hyn me vonesë në ritmin që kërkon Premier League”.
“Mendoj se tani ai është në një pozicion shumë më të mirë. Siç mund ta shohim të gjithë, kur kishim nevojë për një gol dhe shikoja stolin, kisha vetëm atë dhe Rio Ngumoha si opsione sulmuese. Ishte një zgjedhje normale ta sillnim atë dhe ai ia doli mbanë”, tha Slot.