Bayerni arrin marrëveshjen me sulmuesin e Chelsea-t

- Bota Sot

Bayerni arrin marrëveshjen me sulmuesin e Chelsea-t

Bayern Munih ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt transferimit të Nicolas Jackson nga Chelsea.

Sipas të përditshmes britanike The Sun, kampionët e Gjermanisë kanë arritur një marrëveshje verbale me sulmuesin 24-vjeçar, i cili nuk është më në planet e klubit londinez.

Bavarezët preferojnë ta transferojnë lojtarin në formë huazimi, por Chelsea është i prirur ta pranojë këtë opsion vetëm nëse përfshihet një klauzolë blerjeje detyruese në fund të sezonit.

Jackson, pavarësisht se vijon të stërvitet me skuadrën londineze, nuk ka debutuar ende këtë sezon në Premier League, ndërsa konkurrenca në sulm është shtuar ndjeshëm pas mbërritjes së Liam Delap dhe Joao Pedro.

Mediat britanike raportojnë se sulmuesi i ka shprehur klubit dëshirën për të shqyrtuar mundësitë e tij në merkato për të siguruar më shumë minuta loje. Aktualisht, ai mbetet i lidhur me një kontratë afatgjatë në Stamford Bridge, që skadon pas tetë vitesh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot