Barcelona ende nuk ka qenë në gjendje të veshë uniformat e sezonit 2025-2026

- Bota Sot

Barcelona ende nuk ka qenë në gjendje të veshë uniformat e sezonit 2025-2026

Barcelona ende nuk ka qenë në gjendje të veshë uniformat e sezonit 2025-2026 në një ndeshje zyrtare, një situatë që po shkakton pakënaqësi edhe brenda Nike, sponsorit teknik të klubit për 27 vjet.Siç raportohet nga gazeta Sport, LaLiga i ka ndaluar blaugranave të përdorë tre uniformat e tyre të reja.

Fanellën klasike, atë të verdhën kushtuar Kobe Brajant dhe uniformën e tretë portokalli të frymëzuar nga Total 90 historik, në dy ndeshjet e parë të ligës kundër Majorkës dhe Levantes.

Arsyeja? Shumë ngjashmëri ngjyrash me uniformat dhe pantallonat e shkurtra të kundërshtarëve.

Për më tepër, tre ndeshjet radhazi jashtë fushe e ndërlikuan më tej zgjedhjen e kombinimeve. Krahasimi me Real Madridin është i pashmangshëm: Blancos , në një situatë të ngjashme, e zgjidhën problemin duke përzier fanellat dhe pantallonat e shkurtra nga uniforma të ndryshme, duke siguruar njëkohësisht një identitet të qartë vizual. Klubi katalanas, nga ana tjetër, preferoi të mos përdorte zgjidhje “hibride” për të ruajtur koherencën estetike të uniformave të reja, të zgjedhura me vëmendje të madhe komerciale dhe simbolike.

Lajmi i mirë për tifozët është se pritja pothuajse ka mbaruar, Barcelona më në fund do të debutojë me uniformën e saj të shtëpisë në ndeshjen e radhës kundër Rajo Vajekano, ndërsa uniforma e saj e jashtme pritet të debutojë në javën e 6-të, në transfertë kundër Oviedo. Një zhvillim kurioz, tregon se si edhe detajet në dizajn dhe rregullore mund të ndikojnë në imazhin dhe strategjinë tregtare të një klubi si Barça.



Lexoni të gjitha në Bota Sot