Nottingham Forest paraqet ofertë

- Bota Sot

Nottingham Forest paraqet ofertë

E ardhmja e Nicolo Savona-s mund të jetë larg Juventusit përpara mbylljes së merkatos së verës.

Sipas raportimeve të fundit, Nottingham Forest i trajnerit Nuno Espírito Santo ka paraqitur një ofertë prej 12 milionë eurosh për mbrojtësin e djathtë italian, produkt i akademisë së “Zonjës së Vjetër”.

Savona, 22 vjeç (192 cm, 83 kg), u promovua në ekipin e parë sezonin e kaluar nën drejtimin e Thiago Motta-s, duke zhvilluar 28 ndeshje në Serinë A, ku shënoi 2 gola dhe dha 1 asist.

Paraqitjet e tij e kanë vendosur në qendër të interesit të disa klubeve, por Nottingham Forest ka bërë lëvizjen konkrete.

Aktualisht, palët janë ende në bisedime dhe nuk ka një marrëveshje përfundimtare, megjithatë pritshmëritë janë që negociatat të çojnë drejt një akordi.

Savona nuk ishte pjesë e skuadrës së Juventusit në ndeshjen hapëse të sezonit 2025/26 kundër Parmës (2-0 në Allianz Stadium), për shkak të një dëmtimi të pësuar në verë ndaj Manchester City-t në Botërorin e Klubeve.

Nëse transferimi konkretizohet, ai do të bëhet pjesë e Premier League-s, duke hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij pas vetëm një sezoni të plotë në Serinë A me Juventusin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot