Pas prezantimit të Carney Chukwuemeka-s dje, Borussia Dortmund ka zyrtarizuar marrjen e një lojtari tjetër nga londinezët. Bëhet fjalë për Aarón Anselmino, i cili do të luajë në Bundesligë me huazim deri në fund të sezonit. Marrëveshja nuk përfshin opsion blerjeje për qendërmbrojtësin argjentinas 20-vjeçar.
"Jam shumë i lumtur që i bashkohem Borussia Dortmundit dhe do të jap më të mirën time për të pasur sukses në këtë klub të madh dhe me tifozët e tij fantastikë", deklaroi Anselmino, i cili do të veshë fanllën me numrin 28.
Chelsea e bleu talentin e ri nga Boca Juniors në gusht të vitit të kaluar, duke e huazuar menjëherë te gjiganti argjentinas. Anselmino luajti 18 ndeshje për Boca-n para se t’i bashkohej Chelsea-t në janar.
Debutimi i tij ndodhi në ndeshjen kundër Benfica-s, në 1/8-at e finaleve të Klub Botëror, ku hyri në minutat e fundit të kohës shtesë.