Busquets bën tifo për Dembelen

- Bota Sot

Busquets bën tifo për Dembelen

Futbollisti i Inter Miamit, Sergio Busquets ka dhënë një koment nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me fituesin e ardhshëm të Topit të Artë.

Ish-lojtari i Barcelonës shpreson që Ousmane Dembele të jetë fituesi i çmimit më të rëndësishëm individual.

“Shpresoj që Ousmane Dembele do ta fitojë Topin e Artë. Ai ka qenë shumë më i mirë se të tjerët këtë vit dhe më i qëndrueshëm.

“Ka edhe lojtarë nga Barça që e meritojnë, por nuk e di se çfarë do të vendosin ata që votojnë. Le të fitojë më i miri”, u shpreh Busquets

Kujtojmë që përveç Dembele, në garë janë edhe yjet tjerë si: Cole Palmer, Vitinha dhe Lamine Yamal.



Lexoni të gjitha në Bota Sot