Likuidimet fizike ndaj shqiptarëve në federatën jugosllave ishin shumëfish më të larta se shifra zyrtare

- Bota Sot

Likuidimet fizike ndaj shqiptarëve në federatën jugosllave ishin shumëfish më të larta se shifra zyrtare

Terrori dhe gjenocidindaj shqiptarëve në federatën jugosllave ishte shumëfish më i lartë se shifra zyrtare e shtetit jugosllav.

Edhe se shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin rreshtuar në bllokun antihitlerian për realizimin e idealeve të tyre të shenjta e të ligjshme për bashkim kombëtar, duke formuar Shtabin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare për Kosovë, Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar për Kosovë si dhe Komitetin Krahinor të Partisē Komuniste për Kosovë, organe këto të pavarura, nga Serbia, nga organet drejtuese të partisë, meqë ishin të lidhura me PKJ, e jo me atë të Serbisë, këtë e dëshmon edhe Konferenca e Bujanit që pas Luftës së Dytë Botëror (LDB) shqiptarët të vetëvendosin për tiu bashkëngjitë Shqipërisë, megjithatë depërtimi i njësive të "Ushtrisë Nacionalçlirimtare" të Jugosllavisë në Kosovë të përbërë nga serbo-çetnikët u shoqërua ndaj shqiptarëve me fushatën e egër të terrorit e gjenocidit si dhe me sulme dhe akuza më të rrepta ndaj popullit shqiptar.

Përfaqësuesit serbë të PKJ filluan ti akuzojnë shqiptarët si "reaksionar“ dhe se ata duhet të përgjigjen për "bashkëpunim me okupatorin".

Në gjysmën e dytë të marsit në vitin 1945 u mbajt Konferenca e Tretë e Komitetit Krahinor të LKJ-së për Kosovën sekretar i së cilës për Serbi ishte, Bllagoje Neshkoviqi, deklaroj se numri më i madh i shqiptarëve ishte kundër Lëvizjes Nacionalçlirimtare, pra ai kishte për qëllim përligjjen e fushatës, ndjekjes dhe terrorit që kishte filluar ndaj shqiptarëve.

Në rrethana të këtilla pushtuesi serbo-sllav bëri vendosjen e pushtetit Administrativ Ushtarak, kjo u bë jo vetëm në Kosovë por edhe në viset tjera shqiptare, që, përmes Administrimit Ushtarak zbatonin terror ndaj shqiptarëve të cilat njësite, reparte u bënin përmes OZN-ës, organizatat e partisë e të tjera.

Terrori e gjenocidi ndaj shqiptarëve të mbetur nën okupimin serbo-sllav kishte filluar në muajin shtator të vitit 1944 dhe vazhdoi me përmasa të njejta edhe gjatë vitit 1945.

Më 26 nëntor të vitit 1944 u pushkatuan pa gjyq 20 shqiptarë në Gostivar nga repartet e OZN-ës, ata (shqiptar) i ekzekutuan në rrugë të qytetit për ta terrorizuar popullsinë.

Edhe në fshatin Vrapçishtë u pushkatuan 150 shqiptarë pa gjyq, poashtu edhe në fshatin Preshevcë të Gostivarit u detyruan përmes forcës ti hapnin varret e tyre.

Në fshatin Zajaz mbi 320 burra e djemë të qytetit të Kërçovës që ishin burgosur u pushkatuan nga repartet maqedonase.

Brigada e 16-të e komanduar nga, Glisha Sharavoniçi, terrorist i përbetuar ndaj shqiptarëve, i pushkatoi 127 shqiptarë të fshatit Bllacë e Ulët, afër kroit të ujët të tharët në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, tre vëllezër u pushkatuan para syve të nënës së tyre, djali më i vogēl ishte 25-të vjeç.

Llazar Kolishevski, udhëheqës i lartë maqedonas dhe përfaqësuesi i Shtabit të "UNÇ J", Svetozar Vukmanoviç Tempo, jo vetëm që mbështesin veprimet e reparteve antishqiptare, por ata citojnë "Mbani nëpër kampe akoma shqiptarët". U likujduan me shumicë ata që aspironin për bashkimin kombëtar të popullit shqiptar dhe që synonin për një sistem demokratik parlamentar të shteteve perëndimore.

Ndër ta ishin pjesëmarrës:

Halim Spahiu, Ferat Draga, Ibrahim Lutfiu, Ymer Berisha, Bedri Pejani, Gjon Sereçi, Ajet Gërguri, Azem Morana, Marie Shllaku e shumë të tjerë, të cilët i përkisnin Organizatës së Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH-së).

Nga OZNA vazhdonte pushkatimi i shqiptarëve pa gjyq, siç ishte rasti i 1.200 shqiptarëve të Tetovës, poashtu u pushkatuan 300 shqiptarë të nxjerrur nga burgu i Gostivarit më 1944. Kishte vrasje masive në fshatrat: Zhelinë, Zhegër, Presek, Toplicë, Pirok, Negotinë, Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël, Gradec, tashmë terrorizimi i shqiptarëve bëhej në format më çnjerëzore.

Kjo fushat çnjerëzore u shtri edhe në rajonet tjera shqiptare, si në Kumanovë, Preshevë e të tjera... Forcat serbo-çetnike kishin krijuar një gjendje të rënd në qytetet: Gjilan, Ferizaj, Preshevë e tjera. Veprimet terroriste çetniko-partizane, nën maskën e luftës kundër reaksionit dhe forcave kundër revolucionare repartet jugosllave i shtrinë sulmet dhe i vunë zjarrin çdo gjëje që ishte shqiptare.

Në bazë të dokumenteve që ruhen në Beograd (sipas Dr. Hakif Bajramit), dokumente (K.I), shkrimet (93/19/64. K. 25), thuhet se në Gjilan me rrethinë janë likuiduar 7.845 veta, në Drenicë 4.820, në Tetovë 4.100, në Bihor 3820, në Prishtinë 3.675, në Pejë 3.540, në Tivar 2.620, në Mitrovicë 1.450, në Podujevë, 1.670, në Novi Pazar 1.420, në Shkup 1450, në Ferizaj mbi 1.250, në Prizren 1250, në Tuton 900, në Gjakovë 750, në Gostivar 700, në Plavë dhe Guci 710, në Rahovec 750, në Rozhsj 735, në Kumanovë780, në Preshevë 690, në Dragash 500, në Kërçovë 490, në Ulqin 515, në Suharekë 420, në Dubrovnik 120, në rrugën Kukës-Shkodër 110, në Trogir 80, në Vërshac 30 dhe në Deçan 30 vrta.

Sipas këtyre të dhënunave u likuiduan 42.165 shqiptarë vetêm në vitin 1945. Këto shifra merren si zyrtare, por shifra reale është shumëfish më e lartë se ajo zyrtare....



Lexoni të gjitha në Bota Sot