Milani duket se është i pafatë në këtë markato transferimesh.
Pas dështimit të sulmuesit Victor Bonifece, rrugën e njëjtë si duket e ka edhe transferimi i Conrad Harder.
Sipas asaj që raporton gazetari i ”SportItalia”, Michele Criscitiello, skuadra e Sportingut Lisbonës nuk i ka dhënë driten jeshile këtij transferimi.
Milan ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin 20-vjeçar, por ky vendim i fundit i skuadrës portugeze mund të anulojë transferimin.
Kuqezinjtë po kërkon me ngulm një sulmues qëndror, por si duket duhet të fillojnë përsëri nga e para.
Pritet që Drejtori Sportiv, Igli Tare dhe trajneri Maximilliano Allegri të takohen dhe të mendojnë opsionet e tjera.