Daku te Fiorentina?

- Bota Sot

Daku te Fiorentina?

Fiorentina më nuk është e interesuar për transferimin e sulmuesit Mirlind Daku. 

Kështu të paktën ka shkruar të mërkurën media ruse “Euro-Football”.  Fiorentina kishte shprehur interesim për sulmuesin e Rubin Kazanit dhe kishte raportime për një transferim prej 20 milionë eurosh.

Por ndërkohë interesimi i klubit italian është zbehur, ndërsa oferta të tjera konkrete për Dakun nuk ka. Fiorentina kohët e fundit afroi sulmuesin italian Pikoli, teksa kjo gjë duket se ia ka mbyllur “derën” Dakut.  

Trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, megjithatë e ka lënë të hapur mundësinë e largimit të kosovarit. Ai është pyetur nëse skuadra është gati të mbetet pa një sulmues si Daku. 

“Nuk jemi gati. Ne kemi vetëm dy sulmues.

Kjo nuk do të duhej të ndodhte në një klub me synime. Por nëse ka një ofertë specifike, nuk do të jemi në gjendje të bëjmë asgjë”, ka thënë Rakhimov.



Lexoni të gjitha në Bota Sot