Barcelona ia vazhdon kontratën portierit Inaki Pena

- Bota Sot

Barcelona ia vazhdon kontratën portierit Inaki Pena

Barcelona ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me portierin Inaki Pena, deri në qershor të viti 2029.

Por menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, spanjolli është huazuar për një sezon te skuadra e Elches.

26-vjeçari u bashkua me akademinë e Barcelonës në vitin 2012, derisa debutoi me skuadrën e parë e më 1 nëntor 2022 kundër Viktoria Plzen, në ndeshjen e Champions League.

Inaki Pena ka bërë 45 paraqitje, duke mbajtur portën të paprekur në 10 prej tyre dhe ka fituar pesë trofe – dy tituj lige, një Kupë të Mbretit dhe dy Superkupa Spanjolle.



Lexoni të gjitha në Bota Sot