Kërkon me çdo kusht rinovimin për Elseid Hysajn

- Bota Sot

Kërkon me çdo kusht rinovimin për Elseid Hysajn

Elseid Hysaj mund të jetë shumë pranë firmës me klubin e Lacios.

Një rinovim për një tjetër sezon i kontratës aktuale, por që do të ndihmojë klubin për t’i gjetur… blerës.

Hysaj ka edhe një vit kontratë me Lacion, nga e cila përfiton 2,8 milionë euro. Një shifër shumë e lartë për çdo klub që kërkon të blejë mbrojtësin, i cili përfitoi nga fakti se kaloi te lacialët me parametër zero katër vite më parë. Kontrata asokohe u ndërtua me rritje graduale të rrogës, duke bërë që Hysaj të arrinte në 2,8 milionë euro në vitin e fundit.

Lojtari nuk ka ndër mend të heqë dorë nga një pagë e tillë dhe është gati të presë shansin e tij, siç ndodhi në sezonin e kaluar ku qëndroi jashtë në pjesën e parë të tij.

Përballë kësaj situatë, Lacio ka menduar për një zgjidhje më të përshtatshme për bardhekaltrit. Klubi i ka propozuar zgjatjen e kontratës deri në verën e vitit 2027, me një rrogë më të ulët për vitin tjetër, në mënyrë që të ulë kësisoj rrogën mesatare të tij.

Paralelisht, klubi kërkon një skuadër që ta huazojë me të drejtë blerje duke marrë për bazë “rrogën mesatare” të Hysajt. Ky propozim i është bërë mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, i cili duhet të zgjedhë nëse do ta pranojë atë, apo thjesht të presë fundin e kontratës ekzistuese dhe të jetë lojtar i lirë të zgjedhë një klub të ri në verën e ardhshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot