Vllaznia e pafat

- Bota Sot

Vllaznia e pafat

Vllaznia Futsal zhvilloi ndeshjen e parë në fazën para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League 2025/26, në grupin B, ndaj skuadrës së Bajo Pivljanin. Takimi u luajt në Tiranë, në Parkun Olimpik.

Kuqeblutë u mundën në këtë sfidë me rezultatin 4:2.

Golat për Vllazninë i shënuan Djepaxhia dhe Tafili.

Trajneri Arben Xhaferi e nisi me këtë formacion titullar: Behari (GK), Gokaj, Djepaxhia, Tafic dhe Tafili (C).

Skuadra malazeze kaloi në avantazh në minutën e 12-të me Durutovic, por Vllaznia reagoi menjëherë dhe përmbysi shifrat me Djepaxhian dhe Tafilin, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi 2-1.

Në fraksionin e dytë, Bajo Pivljanin u tregua më kërkuese dhe shënoi tre herë me Vukovic (x2) dhe Davidovic, duke e mbyllur ndeshjen 4-2.

Në sfidën tjetër të grupit, Tigers Roermond triumfoi thellë 12-2 ndaj Ísbjörninn.

Takimet e radhës do të zhvillohen më 28 gusht; Vllaznia Futsal – Ísbjörninn (16:00) dhe Bajo Pivljanin – Tigers Roermond (20:00).

Ndërkohë, ndeshjet e fundit, që do të përcaktojnë skuadrën e kualifikuar, janë programuar për 30 gusht; Ísbjörninn – Bajo Pivljanin (16:00) dhe Vllaznia Futsal – Tigers Roermond (20:00).

UEFA Futsal Champions League 2025/26

Tigers Roermond vs Ísbjörninn 12-2

Bajo Pivljanin vs Vllaznia Futsal 4-2

Vllaznia Futsal vs Ísbjörninn
28 gusht, ora 16:00, Tirana Olimpik Park

Bajo Pivljanin vs Tigers Roermond
28 gusht, ora 20:00, Tirana Olimpik Park

Ísbjörninn vs Bajo Pivljanin
30 gusht, ora 16:00, Tirana Olimpik Park

Vllaznia Futsal vs Tigers Roermond
30 gusht, ora 20:00, Tirana Olimpik Park



Lexoni të gjitha në Bota Sot