Uzuni ëndërron Kupën e Botës: Në Kombëtare më pyesin si janë fushat në SHBA

- Bota Sot

Uzuni ëndërron Kupën e Botës: Në Kombëtare më pyesin si janë fushat në SHBA

SHBA-të do të hapin dyert qershorin e ardhshëm për Kupën e Botës 2026. Shqipëria është ende në garë për një biletë përtej Atlantikut, teksa po lu.fton së bashku me Serbinë për vendin e dytë në grup.

Në një intervistë me FIFA-n, Myrto Uzuni ka shprehur hapur dëshirën e tij të madhe për të shkuar në Botëror me Kombëtaren kuqezi.

“Për mua gjëja më e rëndësishme është që të shkoj në Botëror me Shqipërinë.

Nëse do të gjej në grup edhe Ronaldon, atëherë do të ishte e mrekullueshme. Do të ishte një tjetër ëndërr.

Por, siç e thashë, për mua është më e rëndësishme që vendi im të jetë i gëzuar. Herën e fundit që isha në Shqipëri me Kombëtaren po më pyesnin për fushat stërvitore, ambientet dhe gjithçka.

I shpjegova se çdo gjë është e përsosur dhe se njerëzit këtu e duan futbollin”, ka thënë Myrto Uzuni.



Lexoni të gjitha në Bota Sot