Champions League ka njohur sot emrat e fundit të skuadrave pjesëmarrëse në fazën tjetër të turneut, atë të grupit të përbashkët, që ka hyrë në fuqi që në edicionin e kaluar.
Karabak, Benfika, Klub Bryzh dhe Kopenhaga iu shtuan kësisoj skuadrave të tjera, duke çuar në 32 numrin e ekipeve pjesëmarrëse, të cilat do të luftojnë për fitoren e trofeut.
Ashtu siç është bërë e ditur tashmë, skuadrat janë të ndara në katër vazo për shortin që hidhet nesër pasdite nga UEFA. Të gjithë ekipet në turne do të luajnë nga dy ndeshje me skuadra të secilës prej vazove, një në fushën e vet dhe një jashtë, nga të cilat do të përcaktohet edhe renditja e përgjithshme e përbashkët.
8 skuadrat e para do të shkojnë direkt në fazën 1/16, 16 ekipet e tjera do të luajnë në play-off, ndërsa 8 ekipet e fundit do t’i japin lamtumirën Europës që pas fazës në grup.
SHORTI
VAZO 1
PSG, Real Madrid, Mançester Siti, Bajern Mynih, Liverpul, Inter, Çelsi, Borusia Dortmund, Barcelona
VAZO 2
Arsenal, Bajer Leverkusen, Atletiko Madrid, Benfika, Atalanta, Vijareal, Juventus, Eintraht Frankfurt, Klub Bryzh
VAZO 3
Totenhem, PSV Eindhoven, Ajaks, Napoli, Sporting, Olimpiakos, Slavia Pragë, Bodo/Glimt, Olimpik Marsejë
VAZO 4
Kopenhagë, Monako, Gallatasaraj, Union SG, Karabak, Atletik Bilbao, Njukasëll, Pafos, Kairat Almati