Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

- Bota Sot

Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

Shorti i fazës së ligës në Ligën e Kampionëve do të hidhet sot në Monako, me fillim nga ora 18:00

Në garë do të jenë 36 ekipe, të ndara në katër vazo me nga nëntë skuadra, sipas koeficientit të UEFA-s. Mbajtësi i trofeut (PSG) vendoset automatikisht në vazon 1.

Secila skuadër do të përballet me tetë kundërshtarë të ndryshëm, dy nga secila vazo, një herë në shtëpi dhe një herë jashtë. Nuk lejohet përballja me ekipe nga i njëjti vend dhe maksimumi mund të ketë dy kundërshtarë nga i njëjti vend.

Orari përfundimtar i ndeshjeve do të publikohet më 30 gusht.



Lexoni të gjitha në Bota Sot