Presidenti kroat bën thirrje për nisjen e procesit parlamentar për njohjen e Palestinës

- Bota Sot

Presidenti kroat bën thirrje për nisjen e procesit parlamentar për njohjen e Palestinës

Presidenti kroat Zoran Milanoviq i ka bërë thirrje sot qeverisë së vendit të fillojë procesin parlamentar për njohjen e Palestinës si shtet sovran dhe të pavarur.

“Kroacia duhet ta njohë Palestinën si një hap drejt përfundimit të luftës dhe katastrofës njerëzore në Gaza”, tha Milanoviq.

“Njohja e të drejtave të popullit palestinez për shtetin e tyre është e vetmja mënyrë për të vendosur paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, shtoi ai.

Milanoviq gjithashtu ka dënuar ashpër sulmet izraelite ndaj civilëve në Gaza dhe planin e shpallur të pushtimit.

Ai ka deklaruar ndër tjera se do të “avokojë fuqimisht që Kroacia të njohë Palestinën sa më shpejt të jetë e mundur”.

Gjithashtu, ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kroacisë të fillojë procedurën për njohjen e Palestinës në Parlamentin e Kroacisë. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot