Drita synon ta shkruaj historinë sonte

- Bota Sot

Drita synon ta shkruaj historinë sonte

Drita është vetëm një hap larg arritjes më të madhe në historinë e saj evropiane.

Sonte, kampioni i Kosovës përballet me Differdange në Luksemburg, në ndeshjen e dytë të play-offit të UEFA Conference League.

Pas fitores 2:1 në “Fadil Vokrri” javën e kaluar, ekipi gjilanas shkon në këtë përballje me një avantazh minimal, por të vlefshëm. Dueli fillon nga ora 20:00 dhe do të përcaktojë nëse për herë të parë një klub kosovar do të sigurojë pjesëmarrjen në fazën e ligës së garave të UEFA-s.

Sipas kompanive të basteve, Differdange shihet si favorit me kuotën 2.15, ndërsa triumfi i Dritës vlerësohet me 3.20. Megjithatë, shpresat dhe motivi i gjilanasve janë më të mëdha se shifrat, ata kanë në dorë 90 minutat më të rëndësishme të sezonit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot