Kriza politike në Francë! Nën presionin e tregjeve, kryeministri i vendit paralajmëron për zgjedhje të parakohshme

- Bota Sot

Kriza politike në Francë! Nën presionin e tregjeve, kryeministri i vendit paralajmëron për zgjedhje të parakohshme

Kryeministri francez François Bayrou ka njoftuar nisjen e negociatave me ligjvënësit për të shmangur rënien e qeverisë përpara votëbesimit vendimtar më 8 shtator.

Ai paralajmëroi se zgjedhjet e reja do të shtonin paqëndrueshmërinë në një kohë kur Franca përballet me një borxh publik të lartë.

Bayrou ka propozuar një paketë masash me vlerë 44 miliardë euro për të ulur deficitin buxhetor dhe shpreson që partitë të rishqyrtojnë pozicionet e tyre.

Deri tani, opozita e djathtë ekstreme, e majta radikale dhe socialistët kanë paralajmëruar votë kundër.

Nëse qeveria bie, presidenti Emmanuel Macron do të përballet me presionin për të emëruar një kryeministër të ri ose për të thirrur zgjedhje të reja, një skenar që mund të thellojë krizën politike dhe ekonomike në vend.



Lexoni të gjitha në Bota Sot