Prizrenasi protestë “non-stop” para Kuvendit, u dërgon zarfa deputetëve me pyetje për bllokadën

- Gazeta e Prizrenit

Prizrenasi protestë “non-stop” para Kuvendit, u dërgon zarfa deputetëve me pyetje për bllokadën
Qytetari Fatmir Bytyqi nga Prizreni tash e disa ditë po proteston para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar konstituimin e këtij institucioni pas disa muajsh bllokade, raporton Ekonomia Online.

Sot, ai do të shpërndajë 120 zarfa për deputetët e Kuvendit të Kosovës, secili me nga një pyetje të drejtuar atyre.

“Jam në protestë çdo ditë deri sa të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Këto zarfa janë për të gjithë deputetët e Kosovës. Brenda tyre është një pyetje. Dua të shoh se sa janë të gatshëm deputetët të komunikojnë me qytetarin. Dua të di nëse deputetët e ndjejnë veten fajtorë për këtë bllokadë të Kuvendit, qoftë në mënyrë individuale apo si subjekt politik”, tha Bytyqi.

Në zarfa, ai ka përfshirë pyetjen: “A ndiheni fajtor për bllokadën e Kuvendit?”, duke u ofruar atyre katër alternativa përgjigjeje:

  • Po, personalisht.
  • Po, si subjekt politik.
  • Jo.
  • Jo, aspak.

Bytyqi theksoi se pret përgjigje nga secili deputet.

Në pankartat e vendosura para Kuvendit, ai ka shkruar mesazhe si “Duam Kuvend” dhe
“Mos na tregoni prralla me Simica, me Rasica, me arusha, por zhbllokoni Kuvendin dhe kthehuni në punë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit