Arbnor Muja: Menjëherë ndjeva besnikërinë e tifozëve

- Bota Sot

Arbnor Muja: Menjëherë ndjeva besnikërinë e tifozëve

Arbnor Muja ka ndryshuar skuadër ditën e djeshme. Lojtari i Kombëtares u zyrtarizua në Belgjikë te skuadra e Sint-Truiden.

26-vjeçari te ekipi belg ka kaluar në formë huazimi nga skuadra e Samsunsport. Sint-Truiden në fund të këtij sezoni kanë të drejtën për të blerë kartonin e mesfushorit.

Pas prezantimit te skuadra e re ka folur Muja. Ky i fundit shprehet se menjëherë ka ndjerë besnikërinë e tifozëve ndaj klubit dhe se do të shpërblejë besimin e tyre me gola e asiste.

“Mua më kujtohen mirë ndeshjet ndaj St. Truiden.

Dy herët që kam luajtur në këtë stadium, menjëherë ndjeva se sa besnikë ndaj skuadrës së tyre janë ata. Ky pasion të ndikon si futbollist.

Kjo është arsyeja pse unë do të bëj maksimumin në çdo ndeshje që të shlyej këtë mbështetje me gola dhe asiste”, ka theskuar shqiptari.



Lexoni të gjitha në Bota Sot