Zinedine Zidane në stolin e United?

- Bota Sot

Zinedine Zidane në stolin e United?

Aventura e trajnerit Ruben Amorim në stolin e Manchester United duket se ka ardhur në fund pa mbushur ende një vit në detyrë. I ardhur me shumë bujë, trajneri portugez nuk arriti dot të bëjë ndryshimin e shumëpritur.

Eliminimi dje nga skuadra e kategorisë së katërt Grimsby Town, në raundin e dytë të EFL Cup, duket se i ka vënë kapakun gjithckaje. Një nga ekipet më të pasura në botë prej vitesh është në krizë dhe nuk po del dot prej saj.

Amorim ishte i ashpër dhe i qartë në komentet e tij pas ndeshjes: “I dëgjova lojtarët e mi të shprehnin me zë të lartë dëshirat e tyre sot.

Mendoj se është e lehtë për t’u kuptuar. Le të përqendrohemi në ndeshjen tjetër dhe pastaj do të bëjmë një pushim”.

Por, pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve në stolin e “djajve të kuq” mund të mos jetë më Amorim. Në Angli, spekulimet tashmë po qarkullojnë për një pasardhës dhe në “pole” për t’u ulur në “Old Trafford” është Zinedine Zidane.

Zizou mendohet se është si njeriu i duhur për të kaluar këtë krizë shumë të gjatë, një emër i madh në fushë dhe në stol. Ai bëri mrekullinë me Real Madrid, ndaj francezi konsiderohet si “shpëtimtari” për Manchester United.



Lexoni të gjitha në Bota Sot