Sulmuesi turk eliminon nga Championsi skuadrën ku do të transferohet

- Bota Sot

Sulmuesi turk eliminon nga Championsi skuadrën ku do të transferohet

Benfika eliminoi Fenerbahçen nga Championsi falë golit të Kerem Akturkoglu të realizuar në minutën e 35-të. 

Por ai nuk e festoi golin e tij për shkak se shumë shpejt do të transferohet pikërisht te Fenerbahçe të cilën ai e hoqi nga kompeticioni.

Ky veprim i futbollistit u bë temë kryesore në rrjetet sociale brenda një kohe të shkurtër .

Kerem Akturkoglu u fut në histori duke u bërë futbollisti i parë turk që shënon gol kundër një skuadre turke ndërsa luan për një skuadër të huaj në Ligën e Kampioneve.

Pas eliminimit të Fenerbahçes nga Liga e Kampioneve, ylli i Gallatasarait, Mauro Ikardi, ndau një foto të tij me Kerem në llogarinë e tij në rrjetet sociale.Ndërsa klubi portugez, Benfika ndau një postim kontrovers pas golit, ku shfaqej një foto e sulmuesit dhe fraza “llokum turk”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot