Albian Hajdari mund ta ndjekë rrugën e Leon Avdullahut për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës për të hequr dorë përfundimisht nga mundësia për të luajtur për Zvicrën.
E për situatën aktuale të mbrojtësit kosovar të rritur në Zvicër ka folur selektori i Helvetikëve, Murat Yakin.
Trajneri zviceran siguron se Federata e Futbollit të këtij vendi është duke punuar në këtë drejtim, por që nuk ka dashur ta ftojë për ndeshjet e shtatorit pasi lojtari së fundmi u bë me ekip të ri duke u transferuar në Hoffenheim.
“Nuk e përfshimë në ndeshjet e shtatorit, për këtë kemi rënë dakord. E kemi një plan për të, por do ta trajtojmë këtë pas ndeshjeve të shtatorit”, u shpreh selektori Yakin.