Selektori i Zvicrës flet për gjasat e kualifikimit në grupin me Kosovën

- Bota Sot

Selektori i Zvicrës flet për gjasat e kualifikimit në grupin me Kosovën

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, përmes së cilës i ka zbuluar synimet e Helvetikëve në kualifikimet e Kupës së Botës, të cilat kjo Kombëtare do të nisë në muajin shtator.

Dhe, pikërisht në ndeshjen e parë ekipi kuq e bardhë do të përballet me Kosovën, më saktësisht më 5 shtator në Basel të Zvicrës.

E Yakin ka folur në përgjithësi për këtë kampanjë të zviceranëve.

“Presioni dhe pritshmëritë janë enorme. Jemi kualifikuar gjithmonë në turnetë e fndit”, deklaroi fillimisht trajneri zviceran.

Ai është i vetëdijshëm se zviceranët janë favoritë të grupit, ku bëjnë pjesë edhe Kosova, Suedia e Sllovenia.

“E meritojmë këtë epitet dhe e pranojmë”, nënvizoi tutje ai.

Yakin është optimist për një nismë të mbarë të kualifikimeve, të cilat ekipi i tij do t’i luajë si vendës.

“Fillimi i kualifikimeve të Botërorit me dy ndesjhe në shtëpi (njëra prej tyre ndaj Kosovës) është vendimtar dhe nuk është momenti i duhur për të bërë eksperimente”, shtoi Yakin, duke treguar kështu që në lojë do të futen lojtarët e njëjtë që ishin në Amerikën e Veriut në muajin qershor.



Lexoni të gjitha në Bota Sot