Kapiteni i Liverpool, Virgil van Dijk, tha se puna e vështirë sapo ka filluar për 16-vjeçarin Rio Ngumoha. Ishte goli i tij në minutën e 100-atë ai që i dha fitoren kampionëve të Premier League në suksesin 3-2 ndaj Newcastle pak ditë më parë.
Ngumoha u bë golashënuesi më i ri i klubit në debutimin e tij, pasi hyri nga stoli dhe bëri përshtypje në parasezon për “reds”.
“Jam shumë i kënaqur për Rio. E kuptoj se ky ishte një debutim ëndrrash për të,” tha Van Dijk për mediat.
“Ia kam thënë edhe atij, gjithçka fillon tani. Ai duhet të vazhdojë të punojë shumë dhe të qëndrojë modest.
Patjetër duhet ta shijojë këtë sepse këto netë nuk mund t’i marrësh si të mirëqena nëse je në pozicionin e tij”, tha Van Dijk.