FC Shkupi - Vardari nuk do të luhet në Çair!

- Bota Sot

FC Shkupi - Vardari nuk do të luhet në Çair!

Ndeshja kampionale e javës së katërt e programuar për ditën e premte, FC Shkupi-Vardari, nuk do të luhet në Çair!

Kryesia e klubit është në kërkim të një stadiumi tjetër.

Open-TV merr vesh se si alternativë për zhvillimin e ndeshjes shihet stadiumi në Tetovë, por nuk është e sigurtë.

Nga FFM njoftohemi se FC Shkupi është duke punuar në rregullimin e sistemit VAR-it, dhe se ka mundësi që në ndeshjen e ardhshme si vendës Shkupi të luaj në Çair.

Pas javës së tretë, Shkupi është i fundit në renditje pa asnjë pikë, Vardari i katërti 7 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot