Ky është personi që sulmoi policët në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

Ky është personi që sulmoi policët në Prizren

Një incident ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një i ri përfundoi në pranga pasi sulmoi zyrtarët policorë.

Burime të sigurta të Gazetës Sinjali brenda hetimeve bëjnë të ditur se bëhet fjalë për T. Çusen28 vjeçAR, i cili u ndalua në pikën e kontrollit nga patrulla policore në rrugën “Adem Jashari”.

Pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, ai e shqeu gjobën para policëve dhe iu afrua me sjellje arrogante, duke i sulmuar fizikisht ata.

Si pasojë, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Megjithatë, patrulla ka arritur ta fusë nën kontroll të dyshuarin, i cili është shoqëruar në zyrat e hetimeve rajonale.


Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë dhe do të përballet me akuza për “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit