Forca festoi me fitore bindëse

- Bota Sot

Forca festoi me fitore bindëse

Ekipi i futsallit Forca festoi me fitore bindëse në fillim të kualifikimeve të Champions League. 

Kampioni i Maqedonisë Veriut e mundi me rezultat 4:0 ekipin Encamp nga Andorra në ndeshjen e luajtur në Kumanovë.

Ramadan me dy gola, Ramadani e Linares me nga një gol secili, i sollën fitoren skuadrës shqiptare.

Gjatë gjithë ndeshjes, Forca ishte më e mirë dhe në fund fitoi me meritë.

Në dy ndeshjet e ardhshme të këtij grupi, Forca takohet me Muratën nga San Marino dhe Yerevanin nga Armenia.



Lexoni të gjitha në Bota Sot