Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Ardon Jashari ka pësuar një lëndim në stërvitjen e fundit të AC Milanit.
Mediat në Itali raportojnë se mesfushori shqiptar do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Lecce-s në Serien A.
Nuk dihet shkalla e lëndimit, por Jashari tani është në dyshim edhe për ndeshjen kundër Kosovës me Kombëtaren “helvetike”.
Ky lëndim erdhi shkaku i një dueli me bashkëlojtarin e tij, Gimenez.