Më 1 shtator kombëtarja shqiptare do të nisë përgatitjet për takimin miqësor kundër Gjibraltarit.
Një përballje tepër interesante pasi për herë të parë në histori ndodh një gjë e tillë.
Miqësore që vlen shumë për trajnerin Sylvinho që i duhet të shikojë gjendjen fizike të futbollistëve kuqezi edhe në prag të duelit kualifikues të Botërorit 2026 kundër Letonisë në Tiranë.
Gjithsesi rivalët e 4 shtatorit do të zbresin në fushë edhe me numër të shtuar të tifozëve. Kjo për shkak se duke nisur nga përballja me Shqipërisë, stadiumi Europa Point do ketë edhe tribunë pas portës.
Sektori i ndërtuar nga e para në krahun jugor të stadiumit do të hapet për tifozët, duke shtuar kështu kapacitetin e impiantit modest.
Për herë të parë në më shumë se 30 vjet, tifozët e Gjibraltarit do të jenë në gjendje të ulen pas portës në një ndeshje futbolli.
Përmirësimet e fundit në stadiumin Europa Point e kanë shndërruar atë në një shtëpi të vërtetë ndërkombëtare. Që nga ngjitja në stadium deri te pamja e parë e fushës me Rock si sfond, shtatori do të ndihet e duket ndryshe.