Alexander Isak dhe Marc Guehi janë dy objektivat e Liverpool deri në orët e fundit të merkatos së verës.
Sipas Florian Plettenberg, drejtuesit e klubit anglez kanë arritur marrëveshjet personale me të dy lojtarët, por problemi janë klubet e tyre respektive, Newcastle United dhe Crystal Palace, që kanë pretendime të tjera.
Liverpool pritet të kushtojë 130 milionë euro, kurse mbrojtësi rreth 50-60 milionë euro.
Merkatoja e “Të kuqve” ka qenë spektakolare këtë vit, me emra si Jeremie Frimpong, Florian Wirtz, Milos Kerkez dhe Hugo Ekitike.