Peskov: Edhe pas sulmeve të Kievit jemi të interesuar për dialog

- Bota Sot

Peskov: Edhe pas sulmeve të Kievit jemi të interesuar për dialog

Kremlini është rikthyer me deklarata pas sulmeve ruse që ndodhën në Kiev gjatë natës. Sipas zyrtarëve ukrainas, të paktën 15 persona përfshirë edhe një fëmijë 2-vjeçar u vranë nga sulmet.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia mbetet e interesuar për negociata për të arritur qëllimet e saj pavarwsisht sulmeve.

“Ju e shihni që sulmet ndaj infrastrukturës ruse vazhdojnë dhe shpesh infrastruktura civile në Rusi është në shënjestër të regjimit të Kievit. Në të njëjtën kohë, Rusia do të ruajë interesin e saj për të vazhduar procesin e negociatave me qëllim arritjen e qëllimeve që kemi vendosur përmes mjeteve politike dhe diplomatike.” tha ai.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me perspektivën e një armëpushimi, ai tha se çdo propozim që mund të kontribuojë në paqe duhet të diskutohet.



Lexoni të gjitha në Bota Sot