Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra e zëvendëskryeministres Emilija Rexhepi, pas emërimit të saj nënkryetare e Kuvendit.
Një ditë më parë Kurti, ka caktuar Blerim Sallahun si ushtrues i detyrës së Ministrit të Drejtësisë, i cili deri më tani ka ushtruar detyrën e zëvendësministrit të Drejtësisë.