Gjithçka nisi kaq mirë. Në grumbullimin stërvitor në Austri në fillim të gushtit u zhvillua një mbrëmje ekipore.
Atmosfera: e gëzueshme.
Te BVB të gjithë ishin të një mendimi: Sezoni i ri mund të fillojë.
Por pas vetëm një ndeshjeje të ligës, një rënie humori është përhapur tashmë mbi Dortmundin.
Tani vjen edhe një pengesë në negociatat për Adeyemin!
Në javët e fundit u zhvilluan bisedimet e para me agjencinë menaxhuese të Karim Adejemit për një mundësi rinovimi kontrate.
Agjencia synonte zgjatjen e kontratës deri më 2029 dhe ishte mjaft optimiste se marrëveshja do të finalizohej.
Por më pas Jorge Mendes, kontaktoi yllin ofensiv.
Adejemi mbeti i impresionuar nga fjalët e Mendesit, dhe kështu ai vendosi t’i bashkohej atij.
Për BVB kjo do të thotë: negociatat fillojnë thuajse nga e para.