Mehdi Taremi mund jetë lojtari më i ri i Olimpiakosit.
Marrëveshja është arritur mes klubeve siç tregon Xhanluka Di Marcio.
Vetë lojtari ka 24 orë kohë për të vendosur. 33-vjeçari ka edhe dy vite të mbetura kontratë me Interin, megjithatë është jashtë planeve.
Taremi nuk është i preferuar nga zikaltrit, që kërkojnë ta largojnë. Në total te klubi italian numëron 43 ndeshje ku ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar 9 të tjerë.
Për Olimpiakosin do të ishte një goditje e madhe. Në skuadrën greke është afruar këtë verë Gabriel Strefeza nga Komo.