Sot do të hidhet shorti i seonit të ri të Champions League, duke filluar nga ora 18:00.
Portieri i Chelseas, Robert Sanchez ka bërë një deklaratë intersante pak para shortit, ku ka treguar se me cilën skuadër do të dëshironte të përballej.
Ai preferon që shorti të caktojë Chelsean kundër PSG-së në njërën nga ndeshjet e fazës së grupeve.
”Më jepni PSG-në, Mund t’i nxjerrim jashtë, që të mos kenë justifikime edhe këtë herë.”, ka deklaruar Sanchez.
Kujtojmë që Chelsea muajin e kaluar e mposhti PSG-në në finalen e Kupës së Botës për Klube.