I jepet lamtumira e fundit atdhetarit të lirisë Ilmi Ramadani

- Bota Sot

I jepet lamtumira e fundit atdhetarit të lirisë Ilmi Ramadani

Sot i është dhënë lamtumira e fundit veprimtarit dhe atdhetarit të lirisë, Ilmi Ramadani.

Nisja e kortezhit drejt Kodrës së Dëshmorëve në varrezat e veteranëve të UÇK-së në Gjilan u bë pasditen e së enjtes, pas përfundimit të mbledhjes komemorative në nderim të tij.

Paraprakisht përfaqësues politik të nivelit qendror dhe lokal si dhe qytetarë të shumtë bën homazhe pranë trupit të tij, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, raporton kp.

Ilmi Ramadani ndërroi jetë më 27 gusht. Ai u dallua për përkushtimin e tij të palodhur, guximin dhe përkushtimin ndaj vlerave të lirisë dhe drejtësisë.

Ramadani mbetet një figurë e respektuar mes bashkëveprimtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër. Ramadani ishte bashkëveprimtar i Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot