Shkëndija e Tetovës sonte do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj kampionëve tëBullgarisë, Ludogoretsit, ndeshje kjo e fazës së Play-Offit të Ligës së Evropës.
Tetovarët kanë fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-1 të luajtur në Shkup.
Në rast fitoreje do të shkruajë suksesin historik duke u kualifikuar në fazën e Grupeve të Ligës së Evropës, por edhe nëse eliminohen, tani më e kanë të sigurt pjesëmarrjen në Grupet e Ligës së Konferencës.
Ndeshja luhet me fillim në ora 19:30 në “Ludogorets Arena” në qytetin Razgrad, ku pritet të ketë edhe një numër të tifozëve shqiptar nga Tetova, armata e flaktë e kuqezinjve “Ballistët”.
Trajneri Jeton Beqiri për këtë ndeshje ka vendosur të luajë në portë me Baboucarr Gaye, ndërsa mbrojtja përbëhet nga: Aleksander Trumçi, Klisman Cake, Ronaldo Webster dhe Imran Fetai.
Në mesfushë, Reshat Ramadani, Adamu Alhassan dhe Arbin Zjenullahi kanë marrë besimin e trajnerit Beqiri.
Sulmi përbëhet nga kapiteni Besart Ibraimi, i ndimuar nga Fabrice Tamba dhe Liridon Latifi.
Në anën tjetër trajneri portugez i bullgarëve, portugezi Rui Mota ka ndryshime në sulm me Vidal, Marcus dhe Machado.
Shkëndija: Baboucarr Gaye, Aleksander Trumçi, Klisman Cake, Ronaldo Webster, Imran Fetai, Reshat Ramadani, Adamu Alhassan, Arbin Zjenullahi, Besart Ibraimi (kapiten), Fabrice Tamba dhe Liridon Latifi.
Ludogorets: S. Padt, Son, E. Kurtulus, D. Almeida, A. Nedyalkov, Pedro Naressi, D. Duarte, I. Chochev, Erick Marcus, M. Machado dhe C. Vidal.