Dëmtimi i Jasharit prish planet e Milanit

- Bota Sot

Dëmtimi i Jasharit prish planet e Milanit

Ardon Jashari mund të mungojë për një periudhë të gjatë në radhët e Milanit, pas një dëmtimi që ka pësuar mesfushori gjatë stërvitjes së fundit të kuqezinjve.

Konfirmimin e ka dhënë vetë trajneri Alegri në konferencë për shtyp duke lënë të kuptohet se lojtari do të mungojë jo vetëm për ndeshjen ndaj Leçes. Ky dëmtim kësisoj ndryshon planet e klubit jo vetëm për sfidën në fjalë, por edhe në vazhdimësi.

Në një situatë të tillë, Milani ka ndaluar për momentin bisedimet me Atalantën për shitjen e Junus Musah. Mesfushori amerikan nuk do të kishte hapësira me Jasharin në ekip dhe transferimi i tij te bergamaskët për 25 milionë euro plus bonuse dukej i kryer.

Por tani ky dëmtim e sheh atë të katapultohet si titullar që ndaj Leçes dhe me shumë mundësi, të jetë i paprekshëm derisa Jashari të kthehet përsëri në formën optimale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot