Ibra vlerësohet me çmimin President’s Awards UEFA

- Bota Sot

Ibra vlerësohet me çmimin President’s Awards UEFA

Presidenti i UEFA-s, Alexsander Ceferin, vetëm pak minuta para shortit të Ligës së Kampionëve, i dorëzoi Zlatan Ibrahimoviq çmimin e President’s Awards Uefa.

“E pranoj këtë çmim me nder të madh dhe e falënderoj presidentin Ceferin.

Do të thotë që kam arritur diçka në karrierën time, kam luajtur me klube dhe lojtarë të shkëlqyer”.

“Një gol që e mbaj mend më shumë se të tjerët? Kam 10 më të mirët dhe nuk është keq.

Duhet të them se ai kundër Buffon nuk ishte i keq, dhe ai kundër Anglisë gjithashtu nuk ishte i  keq…”, tha ish-sulmuesi suedez, një këshilltar i lartë te AC Milan.



Lexoni të gjitha në Bota Sot