Pasditen e sotme “Tuneli i Llogorasë” është mbyllur përkohësisht për shkak të një aksidenti.
Sipas informacioneve të policisë, aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk raporohet për të lënduar.
Sipas njoftimit të policisë në aksident janë përfshirë tre automjete.
Ngjarja ka shkaktuar trafik të rënduar përgjatë dhjetëra kilometrave dhe ka bllokuar dhjetra automjete.
Njoftimi i policisë
Sot, më datë 28.07.2025, rreth orës 15:45, në “Tunelin e Llogarasë”, ka ndodhur një përplasje midis tre automjeteve, vetëm me dëme materiale.
Në aksident janë përfshirë automjetet: tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. M., tip “Volvo”, me drejtues shtetasin A. H., dhe tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. M.
Pas përfundimit të veprimeve proceduriale, automjetet e aksidentuara u spostuan dhe qarkullimi në tunelin e Llogarasë vijon normalisht.