Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit ka dëshpëruar në përballjen e javës së tretë në Landesliga-s.
Kosova si vendas ka pësuar humbje të thellë me rezultat 3:0 nga SC Union Nettetal.
Golat i realizuan Galiq (17 e 44’) dhe Spickenbaum (56’). Kosova renditet në vend të 13-të me 3 pikë; dhe SC Union Nettetal kryeson 9 me sosh.
Kuqezinjtë në sfidën e radhës do të ndeshen me VSF Amern 1910.