Kristjan Asllani ka debutuar sot me Torinon në Serinë A përballë Fiorentinës, duke bërë një ndeshje të mirë, edhe pse me shumë detyra mbrojtëse.
Por lojtari ishte i lumtur për atë që kishte dhënë, siç shpjegoi për “Sky Sport” pas sfidës, duke theksuar se me Baronin tani do të kishte mundësi të mësonte edhe nga gabimet.
“Mezi prisja të luaja me këtë fanellë. T
rajneri më donte vërtet dhe e falënderoj.
Do të përpiqem t’ua shpërblej në çdo mënyrë. Sot ishim një ekip, nga fillimi deri në fund, duke vuajtur.
Sipas mendimit tim, jemi një ekip i mirë, i aftë të ketë një sezon të madh, por duhet të luftojmë. Jemi të kënaqur me barazimin, ndoshta meritonim edhe pak më shumë”, tha Asllani.