Manaj shënon golin e parë në Emiratet e Bashkuara Arabe

- Bota Sot

Manaj shënon golin e parë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Rey Manaj ka treguar potencialin e tij duke shënuar golin e parë me Al Sharjah, ekipin e ri ku kaloi në verë.

Për 1/8 e Kupës së Emiratave të Bashkuara Arabe, Manaj ndëshkoi Dibba Al Fujairah.

Duhej minuta e 22-të që miqtë të fitonin një penallti, kjo kthyer në gol nga lushnjari. I "ftohtë akull" para portës, Manaj nuk gaboi dhe gjeti golin duke i dhënë epërsinë të tijve.

Kujtojmë se ai la Sivasspor në Turqi dhe u bashkua me Al Sharjah. Sulmuesi është pjesë e listës së Sylvinhos dhe nesër do bashkohet me Kombëtaren në Malaga. Shqipëria luan më 4 shtator miqësoren kundër Gjibraltarit dhe më 9 shtator ndeshjen kualifikuese për Grupin K të Kupës së Botës kundër Letonisë në Tiranë.

Veç Manaj, këtë fundjavë te goli dolën edhe Mirlind Daku dhe Myrto Uzuni.



Lexoni të gjitha në Bota Sot