Dinamo e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri

- Bota Sot

Dinamo e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri

Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja ka luajtur sot ndeshjen e parë për sezonin e ri në Superiore, ku ka fituar 3-1 ndaj Vllaznisë, në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”.

Goli i parë i takimit do të shënohej në minutën e 35-të, aty ku Dejvi Bregu do të shënonte me një goditje të bukur nga e majta.

Pjesa e dytë nis më mirë për shkodranët, të cilët në minutën e 53-të pretendojnë për një prekje me dorë të Naser Alijit brenda zonës dhe duan penallti, arbitri vazhdon lojën.

Në minutën e 59-të, Dinamo gjen edhe golin e dytë me blerjen e ditëve të fundit, Saliou Guindo.

Shkodranët kërkojnë anullimin e golit pasi pretendojnë për prekje të topit me dorë nga Karamba, por me ndërhyrjen e VAR, goli quhet i rregullt.

Në minutën e 83-të ishte radha e Hekuran Berishës për të tundur rrjetën. Vllaznia shënoi golin e nderit në minutën e fundit të kohës shtesë me Bekim Balaj. Rezultati final 3-1. Një fitore plotësisht e merituar për “Blutë”, ndërsa Vllaznia e drejtuar nga Edi Martini sot ishte në ditën e saj më të keqe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot