Chivu flet për humbjen e Interit nga Udinese

- Bota Sot

Chivu flet për humbjen e Interit nga Udinese

Cristian Chivu ka pranuar se Interi tregoi dobësi në humbjen 2-1 ndaj Udineses, duke theksuar se skuadra e tij duhet të dijë të kombinojë futbollin e bukur me pragmatizmin.

Pas fitores së thellë 5-0 ndaj Torinos, zikaltrit u mposhtën në Milano, edhe pse kaluan të parët në epërsi me Denzel Dumfries. Udinese përmbysi rezultatin me golat e Keinan Davis dhe Arthur Atta që në pjesën e parë.

Loja ishte në rrugën e duhur, por nuk ishim të rrjedhshëm, nuk mundëm të gjenim mënyrën e duhur për të krijuar raste”, tha Chivu, duke shtuar se mungesa e përqendrimit i kushtoi Interit.

Trajneri aktivizoi të gjithë sulmuesit në dispozicion, por rrallë e vunë në provë portierin kundërshtar. “Duhet të përpiqesh të luash futboll të bukur, por gjithashtu të jesh gati të luash keq kur është e nevojshme, pasi një top i futur në zonë mund të bëjë më shumë dëme sesa një pasim i bukur”, nënvizoi ai.

Chivu theksoi se ekipi është ende “një punë në proces” dhe kërkoi më shumë ekuilibër e përqendrim. Interi do të rikthehet pas pushimit të kombëtareve me sfidën ndaj Juventusit dhe më pas në Ligën e Kampionëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot