Liverpooli ka bërë një nga merkatot më të fuqishme të historisë së tij, duke investuar shifra marramendëse në këtë afat kalimtar veror. “The Reds” kanë afruar disa emra të mëdhenj, me qëllimin e vetëm për ta fituar titullin e Premier Ligës.
Mesfushori gjerman Florian Wirtz iu bashkua Liverpoolit për 116 milionë funte, ndërsa sulmuesi suedez Alexander Isak u transferua nga Neëcastle për plot 130 milionë funte, duke u bërë blerja më e shtrenjtë e klubit këtë verë. Në repartin ofensiv erdhi edhe francezi Hugo Ekitike për 79 milionë funte.
Tutje anglezët kanë forcuar skuadrën edhe me Milos Kerkez për 40 milionë dhe Jeremie Frimpong për 30 milionë.
Në total, Liverpooli ka shpenzuar mbi 395 milionë funte këtë verë, duke dhënë një mesazh të qartë se objektivi kryesor është fitimi i titullit kampion në Angli.