Zhegrova zbarkon sot në Italia për t’iu bashkuar Juventusit

- Bota Sot

Zhegrova zbarkon sot në Italia për t’iu bashkuar Juventusit

Edon Zhegrova do ta vazhdojë karrierën në njërin prej kampionateve më të forta në botë, në Serie-A, pasi ai ka attiur marrëveshje me gjigantin italian, Juventusin.

“Boanconerët” mësohet se kanë paguar 20 milionë euro, në mënyrë që të marrin shërbimet e lojtarit 26-vjeçar i cili ishte pjesë e skuadrës franceze Lille.

Zhegrova do të zbarkojë në Torino sot (e hënë) për të përfunduar vlerësimet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën afatgjatë në mënyrë që marrëveshja të materializohet.

Gjatë gjithë sezonit të kaluar, lojtari i Kosovës shënoi katër gola dhe një asist në 12 ndeshje të luajtura për Lille.

Pavarësisht se mungoi në pjesën më të madhe të sezonit 2024/25 për shkak të një dëmtimi, “Zonja e Vjetër” ka besim të plotë në teknikën e jashtëzakonshme dhe shpejtësinë marramendëse të Zhergovës në fushë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot